Aktori i Hollywoodit, Denzel Washington, tërhoqi vëmendjen e medias me deklarata të forta rreth marrëdhënies së tij me kinemanë.
Konkretisht, aktori 70-vjeçar deklaroi gjatë një interviste për revistën GQ se nuk shikon filma, gjë që e habiti industrinë e filmit.
“Nuk shikoj filma. Vërtet jo. Po them të drejtën! Nuk shikoj filma! Nuk shkoj në kinema. Nuk shikoj filma. Jam i lodhur me filmat. Kam luajtur në shumë prej tyre. Mendoj se ka pasur 50 të tillë”, tha ai.
Washington, i cili është nominuar 10 herë për çmimin Oscar, ka shprehur gjithashtu skepticizëm në lidhje me vlerën e çmimeve.
“Kur të vdes, nuk do të më jetë shumë e dobishme”, tha ai, duke iu referuar çmimeve që mori gjatë karrierës së tij, përfshirë dy çmime Oscar.
Pavarësisht këtij zhgënjimi të dukshëm, aktori vazhdon me projekte të reja. Ai u nominua për një Golden Globe vitin e kaluar për rolin e tij në filmin Gladiator II të Ridley Scott, dhe së shpejti do të ndajë ekranin me Robert Pattinson në një film të drejtuar nga Fernando Meirelles.
Më 5 shtator, Apple TV+ do të publikojë filmin e ri “Highest to Lowest” nga Spike Lee, me protagonist Denzel Washington. Filmi është një ribërje e filmit klasik të Akira Kurosawas, “High and Low” dhe premton të jetë një thriller psikologjik i tensionuar.
Filmi, i cili e ribashkon atë me Spike Lee, është lavdëruar për qasjen e tij bashkëkohore dhe besnikërinë ndaj origjinalit të Kurosawas, me Washingtonin që merr rolin e luajtur dikur nga legjendari Toshiro Mifune.