Telenews

Deputetët e Listës Serbe nuk flasin se a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Deputetët e Listës Serbe nuk u deklaruan publikisht se a do të votojnë për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Mbetet pikëpyetje qëndrimi i Listës Serbe për këtë çështje deri në seancën e nesërme.

Deputetët e Listës Serbe mbërritën paardite në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë.

Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.

Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet – përmendet edhe dialogu

Valjeta Turkaj

Dyshohet për aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Valjeta Turkaj

Prokuroria dhe Policia me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks

Valjeta Turkaj