Telenews

Deputetët e Listës Serbe nuk flasin se a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Deputetët e Listës Serbe nuk u deklaruan publikisht se a do të votojnë për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Mbetet pikëpyetje qëndrimi i Listës Serbe për këtë çështje deri në seancën e nesërme.

Deputetët e Listës Serbe mbërritën paardite në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë.

Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.

Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani