Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara të vitit 2022, por edhe të këtij viti.
Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, në të cilën ndër të tjera është paraparë votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031, interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Gjithashtu, e papërfunduar është edhe debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe shumë pika të tjera.

