Telenews

“Deputetët ta kuptojnë seriozitetin e momentit”, të enjten në Beograd mbahet seancë parlamentare për dialogun

vuciq:-barrikadat-do-te-largohen-kur-te-krijohet-asociacioni

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka thënë se të enjten në Beograd do të mbahet një seancë parlamentare, ku do të marrë pjesë edhe presidenti sreb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa deputetët do të njoftohen për ecurinë e dialogut me Kosovën.

Orliq ka folur për një raport për ecurinë e procesit të negociatave, të cilin tha se e ka dorëzuar Qeveria e Serbisë, raportojnë mediat serbe.

“Ky rapot u është dorëzuar të gjithë deputetëve që të mos thonë se nuk kanë material për seancën e Kuvendit të së enjtes, e cila u paralajmërua shtatë ditë më parë”, tha ai.

“Do të ishte mirë që ata të tregojnë se e kuptojnë seriozitetin e momentit në të cilin ndodhet vendi dhe se sillen me përgjegjësi në atë seancë, ta mbështesin raportin dhe të dërgojnë një mesazh që kuptohet nga të gjithë, si në Prishtinë ashtu edhe në botë”, tha. Orliq.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj