Telenews

Deputeti i AAK-së ia mbyllë derën Kurtit: Me asnjë çmim nuk përfshihemi në një Qeveri me të

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka refuzuar kategorikisht të përfshihet në një Qeveri Kurti 3 edhe nëse Albin Kurti i dërgon ftesë për një gjë të tillë. Sipas tij, nëse Kurti nuk arrin që t’i sigurojë votat e nevojshme, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet e jashtëzkonshme.

“AAK-ja e ka thënë dhe prapë qëndron në atë se në asnjë rrethan dhe për asnjë çmim nuk përfshihemi në një Qeveri Kurti 3. Nëse ata nuk arrijnë që t’i sigurojnë numrat, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet”, ka thënë Brahimaj për rtv21

Deputeti Brahimaj ka deklaruar se Kurti qëllimisht nuk ka filluar bisedimet me partitë politike për formimin e Qeverisë sepse, siç thotë, nuk ka interesim për një gjë të tillë.

‘’Që nga dita e parë kur e ka nominuar zëdhënësën e Dimal Bashës  Albulena Haxhiun për kryeparlamentare e deri sot Albin Kurti në asnjë moment nuk ka shfaq vullnetin për formimin e institucioneve. Ai nuk ka lobuar për një votë për Albulena Haxhiun e as për Donika Gërvallën, por për asnjë nga kandidatëve që i kishte për kryeparlamentar, ndërsa për Nenad Rashiqin ka lobuar tek të gjitha partitë për të siguruar votat. Njëjtë po e bënë edhe për Qeverinë, nuk i ka numrat dhe nuk është i interesuar ta formojë Qeverisë”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Moska thotë se s’ka plane për takimin Lavrov-Rubio para samitit mes liderëve shtetërorë në Budapest

Valjeta Turkaj

Lajmërimi për pensione çdo gjashtë muaj, Ministria: Për ata me probleme shëndetësore dhe mbi moshën 80-vjeçare janë ekipet mobile

Valjeta Turkaj

QKUK mbetet pa rrymë, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike

Valjeta Turkaj