Telenews

Deputeti i LDK-së: Nuk pranojmë që ndaj nesh të drejtohet gishti për bllokadë, VV nuk ka numra

deputeti-i-ldk-se:-nuk-pranojme-qe-ndaj-nesh-te-drejtohet-gishti-per-bllokade,-vv-nuk-ka-numra

Alban Zogaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Vetëvendosja nuk i ka numrat dhe se kjo është çështja – dhe se rrjedhimisht “nuk e pranojmë” që LDK-së t’i drejtohet gishti për bllokadë.

“Ne kemi ardhur në një fakt të ri ku kjo qeveri ka dhënë dorëheqje publikisht dhe me fakte dhe tani po e shkelin ligjin dhe për këtë jemi duke i përgatitur paditë. Ne e kemi ditur edhe në ditën kur do të votohej për raport të mandateve se është çështje e numrave, se nuk i kanë, dolën vetëm 52 e më pas për kryetare të Kuvendit u bënë 57”, u shpreh ai.

“Ne po e shohim se Nisma në Kuvend e ka një votë ndryshe me partitë tjera. Nisma ka abstenuar vazhdimisht. Kjo është votë e ndryshme. As për, as kundër. Nuk e di çka nënkupton kjo, s’mund të deklaroj për Nismën por fakti që po votojnë më ndryshe mund të nënkuptojë një derë për diskutime. Ne nuk kemi hidhërime me askënd, as nuk deklarohemi për asnjërën parti, vetëm për partinë tonë, por duam korrektësi dhe nuk pranojmë që ndaj LDK-së të drejtohet gishti për bllokadë. Jemi parti e pozicionuar me 20 deputetë në Kuvend dhe japim përgjegjësi për qëndrimet tona”, tha Zogaj për Blic.

The post Deputeti i LDK-së: Nuk pranojmë që ndaj nesh të drejtohet gishti për bllokadë, VV nuk ka numra first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Shkon në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi masiv në Iran

Valjeta Turkaj

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë

Valjeta Turkaj

26 vjet nga masakra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës

KushtrimGuraj