Telenews

Deputeti i VV-së: 9 Maji nuk do të duhej të figuronte si ditë feste, Kosova ka mjaft ditë festash

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, vlerëson se 9 maji që njihet si Dita e Evropës nuk do të duhej që të figuronte si si ditë feste.

“Kjo çështja e ditës së 9 majit që është ditë feste në Kosovë ndërsa në Bashkimin Evropian nuk festohet më si ditë feste, kjo ditë është hequr veç e veç nga shtetet përkatëse dhe kjo tek ne qëndron ende për shkak se është ligj me interes vital – festat zyrtare dhe duhen 2/3 e minoriteteve për ta ndryshuar ligjin”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Bajrami tha se megjithatë Kosova ka mjaftueshëm ditë festash.

“Nuk do të duhej të ekzistonte si ditë feste, duhet shënuar di të e Bashkimit Evropian – por jo si ditë feste. Ne kemi mjaftueshëm ditë festash në Kosovë”, tha ai.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj