Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili akuzoi Qeverinë e Kosovës për rritje të inflacionit.
Korenica ka thënë se një krahasim i tillë me vendet e Evropës nuk duhet të bëhet, pasi sipas tij Kosova është larg atyre vendeve në aspektin ekonomik.

