Telenews

Deputeti i VV’së: Nagavci po mban një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm i cili po diskriminon vajzat në Kosovë

Ndër të tjerash, Rrahmani foli për udhëzimin administrativ për ndalimin e mbulesës në shkolla, për të cilin tha se është i jashtëligjshëm dhe po diskriminon vajzat në Kosovë.

“Secili ligj që është duke ardhur tash e dy muaj nga kjo ministre nuk është duke kaluar në Kuvendin e Kosovës, sepse disa deputetë kemi vendosur që mos t’i mbështesim asnjë ligj që vjen nga kjo ministre…Tash e tri vite kemi biseduar, fillimisht kemi pasur diskutime brenda subjektit me ministren, kemi pasë diskutime edhe në Komisone të ndryshme bashkë me ministren, kemi qenë edhe në Ministri ku kemi diksutuar dhe nuk ka pasë vullnetin që ta largojë një udhëzim i cili sipas zyrës ligjore të Kryeministrisë është i jashtëligjshëm. Pra ministrja Nagavci është duke mbajtur një udhëzim administrativ i cili është i jashtëligjshëm, i cili po diskriminon vajzat në Kosovë”, deklaroi ai.

Deputeti Rrahmani shprehet se ministrja Nagavci mundet ta ketë edhe personale këtë çështje, por siç thotë ai, “për çështje personale nuk duhet të ndëshkohen vajzat”.

“Këtu besoj që duhet të reflektojë për shkak se kjo është edhe te raporti i DASH-it, edhe si e gjetur për Kosovën. Nuk e kuptoj në asnjë mënyrë se pse është duke hezituar mbajtjen e një udhëzimi të tillë administrativ, por ndoshta edhe mund ta ketë edhe personale, mirëpo për çështje personale nuk duhet të ndëshkohen vajzat të cilat çdo fillimvit po kanë jashtëzakonisht pengesa për fillimin e shkollës, duke marrë edhe trauma për shkak që me muaj thuajse vonohen për fillimin e shkollës, për shkak e nuk ka ligj i cili mundet me ndalu shkollimin e asnjë vajze, qoftë me mbulesë apo pa mbulesë”, shtoi ai.

Të ngajshme

Sarrazin: Rruga e zgjedhur nga Kurti në dialog, mund të mos jetë në interesin e Kosovës

Edmond Vila

Aksidentohen tri vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Edmond Vila

Të hënën pritet asfaltimi i një pjesë të korsisë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Donat Hashani