Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë për EO, tha se ky veprim kjo deklaratë e shefit të Qeverisë, është tërheqja e vëmendjes së votuesve të tij, për pranimin e Asociacionin.
“Kurti po mundohet në bazë të këtyre ekzibicioneve ta largojë vëmendjen dhe t’i bind militantët e tij se nuk e ka pranuar Asociacionin. Por, në fakt e ka pranuar, njëjtë sikurse i dhurojë tokat e manastirit të Deçanit për Këshillin e Evropës, njëjtë tash për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zoti Kurti e kish dit që është kusht edhe dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe si ka pranuar, tash duke dashur të blejë kohë dhe t’i ikë përgjegjësisë dhe vendimmarrjes, tash po kërkon që Lajçak ta dërgojë për interpretim në Gjykatën e Venecias, gjë që s’po kom koment”, ka thënë Kadrijaj.
Madje, sipas saj, ideja për të dërguar draft-statutin e Asociacionit në Komisionin e Venecias, është forma më e keqe e mundshme e zgjedhur nga pushteti.
“Kjo forma që e ka pranuar zoti Kurti dhe kjo qeveri është më e keqja e mundshme, sepse mendoj se ka edhe kompetenca ekzekutive, ka pushtet të tretë, ndërsa zoti Kurti edhe atëherë kur nuk kishte Asociacioni kompetenca ekzekutive, e ka kundërshtuar, ndërsa sa herë po bën ekzibicione, sa herë që po punon dhe po vepron pa dakordim me aleatët tanë, neve po na rëndohet situata dhe çdoherë, sa më shumë që i shtyjmë këto vendime për Kosovën do të jetë edhe më keq”, tha deputetja./Telenews/