Telenews

Deputetja e AAK-së reagon pasi Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

Për zgjedhjen e Luljeta Aliut anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e politizoi edhe KPM-në.

“Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu”.

“Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij”, ka shkruar tutje Bytyqi.

Të ngajshme

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

KushtrimGuraj

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

KushtrimGuraj

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani