Telenews

Deputetja e PDK-së – Gërvallës: I keni keqpërdorur 1.1 milion euro

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar të mërkurën ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në reagimin e saj ndaj akuzave të PDK-së për keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, tha se nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Musliu ka  shkruar se “është e vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion”.
“Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur? Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në keqpërdorim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Po ashtu, deputetja e PDK-së ka bashkangjitur edhe një dokument të marrëveshjes mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ku shihet edhe nënshkrimi i ministres Gërvalla.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 shtator

Rrezarta Ramaj

Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Yllka Gashi

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi