Telenews

Deputetja e PDK-së: Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – të diskriminuar dhe përjashtuar nga shoqëria

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur për Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” (VoRAE), në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor, “Të festojmë ngjashmëritë tona, duke thënë se duhet bëhet një integrim dhe të trajtohen të gjithë të barabartë.

Hoxha për Ekonomia Online, ka thënë se krijimi i kësaj qendre është e nevojshme për komunitetin Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptas, sepse sipas saj, ky komunitet është e diskriminuar dhe e përjashtuar nga shoqëria.

“Është shumë e nevojshme po besoj nga ana ime sepse të gjithë komuniteti Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptas, janë të diskriminuar në shumë aspekte mos të them të gjitha duke filluar prej institucioneve publike, mjekësore dhe të tjera. Shumë shpesh kemi pasur diskriminime duke filluar nga shkolla e fillore e deri të mesme ku unë e kam përfunduar. Tani po shihet dhe nuk po ndalohet në asnjë institucion. Shteti nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po e gjejnë atë qasjen e duhur për neve nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po gjejnë qasjen e duhur. Për krejt të rijnë edhe të rejat të merren sa më shumë që ky proces të ndalohet mos të them të ndalohet krejt por të merret masa parandalimi”, tha Hoxha.

Sipas saj, ky komunitet ka nevojë zhvillimin e identitetit të tyre dhe në të njëjtën kohë të krijohen hapësirë për çdo të ri për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

“Çdo qendër kulturore është e nevojshme për komunitet përkatëse mund të ketë qendra që janë multifunksionale dhe multietnike. Kanë nevojë për validizimin e kulturës së tyre, identitetin e tyre, në të njëjtën kohë krijon hapësirë të re për çdo të rijnë dhe çdo fëmijë të këtij komuniteti që t’i realizojë ëndrrat e tyre të zhvillohet në dimensione të ndryshme. Të ndihet çdo person i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë, të ketë mundësi që edhe shkëmbimet të bëjnë. Nëse pjesë e qendrës do të jetë edhe aspekti trashëgimorë i artefakteve të shumta që mund të kenë familje të shumta që i kanë ruajtur ndër vite. kjo do të krijonte mundësi që edhe fëmijët e Kosovës në aspektin e kurrikulave të kenë vizita në këto qendra, të njoftohen më shumë me aspektet identitare dhe kulturore të këtyre lloj të komuniteteve dhe kjo ti përafrojë edhe të rijnë dhe fëmijët dhe të krijojë hapësirë të re dialogimi dhe komunikimi”, tha ajo.

Njëri nga pjesëmarrësit e kësaj festivali, Besart Haliti, ka treguar vështirësitë e tij në fëmijëri për shkak diskriminimit ndaj tij.

Ai kërkon nga shteti që të merren masa dhe të trajtojnë të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë.

“Është shumë e nevojshme po besoj nga ana ime sepse të gjithë komuniteti Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptas, janë të diskriminuar në shumë aspekte mos të them të gjitha duke filluar prej institucioneve publike, mjekësore dhe të tjera. Shumë shpesh kemi pasur diskriminime duke filluar nga shkolla e fillore e deri të mesme ku unë e kam përfunduar. Tani po shihet dhe nuk po ndalohet në asnjë institucion. Shteti nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po e gjejnë atë qasjen e duhur për neve nuk ka bërë mjaftueshëm sa që duhet, nuk po gjejnë qasjen e duhur. Për krejt të rinjë edhe të rejat të merren sa më shumë që ky proces të ndalohet mos të them të ndalohet krejt por të merret masa parandalimi”, tha Haliti.

Të ngajshme

Dhurata Dora, këngëtarja e vetme shqiptare, që performon në mesin 200 yjeve botërore në Rumani

Erzana Fazliu

Inspektorati në aksion – punëtorët e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna duke punuar përkundër vendimit të MSH-së

Erzana Fazliu

Akademiku serb: Kosova de facto u pavarësua 25 vjet më parë – jam pro Kosovës në OKB

Erzana Fazliu