Telenews

Deputetja e PDK-së, ministres së Tregtisë: Demokracia vdes në errësirë, Rozetë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pasi mediat bojkotuan sot konferencën e ministres së Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Deliu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo ka qenë një përgjigje meritore e gazetarëve karshi një ministre siç e quajti ajo, të papërgjegjshme.

Teksa të njëjtën e ka pyetur: Ku janë vaji, sheqeri e gruri.

“Demokracia vdes në errësirë, Rozetë!Mirënjohje dhe respekt për këtë përgjigje meritore të gazetarëve ndaj një ministre të papërgjegjshme. P.S. Ku janë vaji, sheqeri e gruri?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari, në shenjë pakënaqësie për revokimin e certifikatës biznesore të Klan Kosovës.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj