Deputetja më e re e Kuvendit, Sala Jashari ndanë imazhet nga ceremonia magjike e martesës
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari, para pak javësh i dha fund beqarisë në një ceremoni private.
Së fundmi, ajo ka publikuar një seri imazhesh nga ceremonia e saj magjike, ku shihet duke dhënë betimet e dashurisë me partnerin e saj, për rrugëtimin e përbashkët që kanë nisur.
Sala Jashari, që vjen nga trungu familjar i Jasharajve të Prekazit, ndau momente të veçanta nga dita e madhe, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj elegante dhe vellon e gjatë që shtrihej në tokë.
Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre në një ambient të gjelbëruar, në natyrë, që i dha një ndjesi të veçantë dhe të qetë gjithë ceremonisë.
“Po, përgjithmonë”, ka shkruar ajo në një postim të shkurtër e domethënës në Facebook.
Sala Jashari është deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Pas një periudhe të gjatë bllokimi institucional, Kuvendi më në fund zgjodhi kryetarin e ri, Dimal Basha.