Telenews

Derbi i Bundesligës i takon Bayernit, Tuchel debuton me fitore

Trajneri Thomas Tuchel e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Bayern Munichu. Gjiganti bavarez ka shënuar fitore të thellë kundër Borussia Dortmundit.

“Bavarezët” fituan 4:2 ndaj Borussia Dortmundit në derbin e javës së 26-të në Bundesligë, e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”.

Portieri i “Milionerëve”, Kobel shënoi autogol në minutën e 13-të pas një gabimi katastrofal për t’ia dhuruar epërsinë vendasve.

Pesë minuta më vonë në skenë doli Thomas Muller që dyfishoi avantazhin e Bayernit.

Muller nuk u ndal me kaq. Ai në minutën e 23-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Munichun.

Goditjen e katërt mysafirëve ua dha Comen në minutën e 51-të.

Golin e parë për mysafirët nga Dortmund e konkretizoi Can nga penalltia në minutën e 72-të.

Krejt në fund të takimit, Malen shënoi golin e dytë për Dortmundit dhe të epilogut përfundimtar të këtij takimi.

Me këto tri pikë, Bayern Munich bëhet lider i vetëm me 55 pikë, dy më shumë se Dortmundi që zë vendin e dytë.

Të ngajshme

Pas 16 golave në Zvicër, Demhasaj në radarët e klubit turk – marrëveshja afër finalizimit

KushtrimGuraj

Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit

Valjeta Turkaj

Konfirmohet rikthimi i Tyson Furyt në boks – zbulohet se kur do të ngjitet në ring

Valjeta Turkaj