Telenews

Derbi i xhiros në futbollin kosovar mbyllet në paqe

Është mbyllur me barazim ndeshja derbi e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani ka barazuar 1:1 në shtëpi ndaj Llapit, duke bërë kështu tjetër hap prapa në garë për titull.
Francisco Rivera kaloi Llapin në epërsi në minutën e 35-të.
Dhe, kur të gjithë menduan se Llapi do të largohej me pikë të plota, në skenë doli Shend Kelmendi që barazoi shifrat në minutën 90+1.
Me këtë barazim, Gjilani mbetet i dyti me 48 pikë, tri më pak se Ballkani që prin në elitë.
Në anën tjetër, Llapi mbetet i katërti me 41 pikë, dy larg zonës që dërgon në garat evropiane.

Të ngajshme

8 milionë euro në sezon, Milan arrin marrëveshje me bomberin e ri

KushtrimGuraj

Gjiganti anglez plason bombën – gati 160 milionë euro për transferimin e Viniciusit

KushtrimGuraj

Surpriza e merkatos, Marco Verratti transferohet te gjiganti italian

KushtrimGuraj