Telenews

Derbi në merkato, Inter dhe Milan në garë për yllin e Serie A

derbi-ne-merkato,-inter-dhe-milan-ne-gare-per-yllin-e-serie-a

Interi ka vënë në shënjestër portierin e Parmës, Zion Suzuki, në prag të një transferimi të mundshëm verën e ardhshme, sipas raportimeve.

“Nerazzurrët” pritet të hyjnë në treg për një portier të ri, pasi kontrata e Yann Sommer skadon në fund të sezonit dhe mundësia e rinovimit duket e vogël.

Cristian Chivu e ka përzgjedhur personalisht Suzukin si një opsion afatgjatë për portën, pasi ka punuar me të te Parma sezonin e kaluar.

Portieri japonez konsiderohet si një nga më të mirët në Serie A, duke tërhequr interesin e klubeve si Milan dhe Chelsea.

Me interesin në rritje për shërbimet e tij, Parma mund të vendosë të përfitojë financiarisht nga lojtari i saj më i vlefshëm, duke kërkuar një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh për reprezentuesin japonez.

Interi, ndërkohë, është lidhur gjithashtu me emra të tjerë si Bento i Al-Nassr, Noah Atubolu i Freiburgut dhe Elia Caprile i Cagliarit për të forcuar repartin e portës.

Të ngajshme

Shqipëria në sulm për historinë/ Formacioni kuqezi: Broja, Hoxha, Manaj në sulm

KushtrimGuraj

Gjyqtari më i mirë francez ndan drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Kosovë

KushtrimGuraj

Çfarë i duhet Italisë për të siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026: Një mrekulli e mundshme

KushtrimGuraj