Telenews

Dërgimi i mesazheve për studentët nga ZKM tri ditë para zgjedhjeve, Kryeziu: Kjo ndërhyrje cenon direkt integritetin zgjedhor

dergimi-i-mesazheve-per-studentet-nga-zkm-tri-dite-para-zgjedhjeve,-kryeziu:-kjo-nderhyrje-cenon-direkt-integritetin-zgjedhor

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se dërgimi i mesazheve nga zyra e kryeministrit për studentët duke i njoftuar për ndarjen e 100 eurove, janë Abuzimi dhe keqshfrytëzimi i taksave publike.

Ai ka bërë me dije se dërgimi i mesazheve të tilla tri ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve i ndalur me çdo standard ndërkombëtar. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kjo ndërhyrje cenon drejtpërdrejt integritetin zgjedhor.

“Abuzimi dhe keqshfrytëzimi i taksave publike dhe postës zyrtare të Zyrës së Kryeministrit për dërgimin e mesazheve të tilla vetëm tre ditë para ditës së zgjedhjeve, është i ndaluar kategorikisht sipas standardeve demokratike vendore dhe ndërkombëtare për integritet elektoral. Kjo ndërhyrje cenon drejtpërdrejt integritetin zgjedhor dhe parimin e barazisë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të jenë të lira e të ndershme, nëse shteti përdoret si instrument elektoral”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj