Telenews

Dërgohen në mbajtje dy të arrestuarit për plagosjen në Pejë, policia tregon çka sekuestroi

dergohen-ne-mbajtje-dy-te-arrestuarit-per-plagosjen-ne-peje,-policia-tregon-cka-sekuestroi

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, pas një pune intensive ata ishin identifikuar dhe ishin arrestuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre (3) tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë arrestimit, policia bën të ditur se ka arrestuar armë, fishekë, gëzhoja e brisk.

Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.

Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
– njё (1) armё pistoletё M57
– njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
– pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
– dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
– njё mjet i mprehtë (brisk).

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi se dy personat e arrestuar janë B.H dhe E.H.

Reporteri.net mëson se personi i plagosur me armë zjarri është me incialet S.B. kurse dy vëllezërit e tij janë plagosur me mjete të forta.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi ku tha se tre të lënduar ishin dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, kishte deklaruar Gashi.

/Reporteri.net/

The post Dërgohen në mbajtje dy të arrestuarit për plagosjen në Pejë, policia tregon çka sekuestroi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Konflikti për një kafshë dyshohet se çoi në plagosjen e tre viktimave në Klinë

Valjeta Turkaj

‘Trepça’ shkarkon një punëtor pas dyshimeve për shkaktimin e dëmit financiar mbi 27 mijë euro

Valjeta Turkaj

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Valjeta Turkaj