Telenews

Dërguti: Pushteti aktual ka doza të armiqësisë ndaj atyre që janë në Hagë

derguti:-pushteti-aktual-ka-doza-te-armiqesise-ndaj-atyre-qe-jane-ne-hage

Analistja Aida Dërguti ka thënë që pushteti aktual ekzekutiv ka doza të armiqësisë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

“Nuk janë vetëm rivalë politikë. Pushteti aktual, mund të themi lirisht, që ka doza të armiqësisë ndaj atyre që janë në Hagë e posaçërisht ndaj ish-presidentit [Hashim] Thaçi”, ka thënë Dërguti në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pra, na e kemi një ministrie të Punëve të Jashtme e cila me krenari deklaronte se ka dorëzuar dosje në Gjykatën Speciale sepse ajo e ka këtë bindje që me thanë: Këta janë, në njëfarë forme, kriminelë. Ajo mendon kështu”.

“Dhe, kur ke këtë mendësi, natyrisht që ti nuk mund as t’i përkrahësh”.

Të ngajshme

Bashkimi Evropian vëzhgon nga afër balotazhin në Prishtinë

Valjeta Turkaj

 A është vizita e Albin Kurtit në Fushë-Kosovë shkelje ligjore dhe keqpërdorim i pasurisë shtetërore?

Valjeta Turkaj

“Dyshime për marrje dhe dhënie të ryshfetit”, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

KushtrimGuraj