Telenews

Deri më 5 shkurt afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ tha se do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të vendit më 9 shkurt.

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

KQZ tha se votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

I.             Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;

II.            Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe

III.           Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Të ngajshme

“Prania ushtarake në Evropë nuk është e përhershme”, thirrje nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Valjeta Turkaj

Detaje ekskluzive nga rasti i fajdes në Mitrovicë: Për 11 mijë euro i kërkoi 25 mijë, lirohet personi i dyshuar

KushtrimGuraj

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten rreth 50 për qind

KushtrimGuraj