Telenews

Deri më tani 6 trupa të gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok

Brenda institucioneve të sigurisë bëjnë të ditur se deri në këto momente, gjatë procesit të gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, janë gjetur gjashtë trupa.

Operacioni i gërmimeve është duke vazhduar, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet kompetente që po zhvillojnë procedurat hetimore dhe forenzike.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, me kërkesën e saj dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet përgjegjëse janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në komunën e Zubin Potokut. Identiteti i trupave dhe rrethanat e gjetjes së tyre ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.
Institucionet pritet të dalin me më shumë informacione pas përfundimit të ekzaminimeve dhe procedurave përkatëse

Të ngajshme

APK dhe ATK nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave

Blearta

Lopë të ngordhura në rrugë, pamje të pabesueshme nga një fshat i Gjilanit

Blearta

Alarm në Gjermani: Gati 10 mijë persona humbën jetën nga nxehtësia

Blearta