Telenews

Deri në 5 vite burg për mashtruesit me SMS në Kosovë?

deri-ne-5-vite-burg-per-mashtruesit-me-sms-ne-kosove?

2 deri në 5 vite burg mund të  pres ata që mashtruan qytetarët duke iu marrë të dhënat bankare më pas duke i marrë parat.

Vepra e tillë është e ndëshkueshme me ligjet e Kosovës, por është sfidë të kapen këta persona të cilët veprat e tilla i kryejnë jashtë vendit ku jetojnë kosovarët e kjo gjë kërkon bashkëpunim ndërkombëtarë.

Kështu po potencon edhe njohësi ligjor Ardian Bajraktari, i cili për Klan Kosova tregoi se duhet të veprohet në raste të tilla.

Bajraktari bën thirrje që institucionet përgjegjëse të bëjnë fushata informuese për qytetarët që të vetëdijesohen se si të mbrohen nga këto mashtrime.

Kjo pasi që kapja e tyre është sfiduese në kohën me avancime teknologjike.

Bajraktari përmes kësaj interviste bën thirrje ndaj qytetarëve që të bëjnë kujdes nga personat që i dërgojnë linçe apo skema mashtruese.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike në një përgjigje për Kiks Kosovën  treguan hapat që kanë ndërmarrë me tu informuar për këtë skemë mashtruese.

Kjo njësi ka ndërmarrë menjëherë masat për të informuar qytetarët se një skemë mashtrimi po tenton ata të i vë në lajthitje.

Kjo njësi shton se këta numra të cilët po i dërgojnë këto mesazhe janë me numra telefonik nga Indonezia Brazili e Emiratet e Bashkuara Arabe.

Po ashtu bëjnë thirrje të bëhet kujdes nga këto mashtrime ngase këta mashtrues përdorin metoda të ndryshme për të shantazhuar qytetarët nëpërmes frikësimit se do i humbin të dhënat e të tjera trillime.

Poashtu kjo njësi tregon një manual udhëzimi që qytetarët duhet të ndjekin për t’u mbrojtur.

Të ngajshme

Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

KushtrimGuraj

Trump s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë

Donat Hashani

Trump: Po bëhet përparim që të përfundojë lufta Rusi – Ukrainë

Donat Hashani