Telenews

Dëshmia kontraverse në Hagë e ish-oficerit të KFOR-it: “Fushata e bombardimeve të NATO-s nuk ishte për paqe”

Një ish-oficer i forcave amerikane në KFOR, Steve Russell po dëshmon sot në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Russell ka shërbyer krysisht në zonën e Gjilanit dhe ka folur për disa pretendime për qendra ndalimi atje në vitin 1999. Por, mbrojtja ka sfiduar qëndrimet e tij për UÇK-në dhe NATO-n, pasi në dëshminë e tij me shkrim para Prokurorisë kishte dhënë deklarata të çuditshme për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Mbrojtja e Hashim Thaçit e ka pyetur për qëndrimet e tij se ai e ka parë ndërhyrjen e NATO-s si jo me qëllime paqësore dhe për më tepër rolin e Amerikës në luftën e Kosovës dhe ndërhyrjen ushtarake e shihte si marrje anë.

”Ne po shkonim aty për të zbatuar Rezolutën 1244 që ishte rezultat i ndërhyrjes në sovranitetin e Serbisë në emër të vuajtjes së shkaktuar në provincën e Kosovës dhe mendova që në këtë kontekst në po ndërhynim në sovranitetin e Serbisë për të zbutur vuajtjen e njerëzve në provincën e Kosovës, kështu do ta spjegoja unë”, tha Russel kur u pyet për qëndrimin e tij si pozicioni i Amerikës në atë kohë ishte i anshëm.

Ai u pyet po ashtu për deklaratën e dhënë para prokurorisë ku kishte thënë se fushata ajrore e NATO-s nuk kishte qëllim paqëruajtës por më shumë të impononte një rezultat.

”Nuk e di nëse është në procesverbal, por mendoj që është e vështirë për forcat ajrore të arrijnë në një përfundim apo të sjellin rezultat pa praninë në terren dhe mendoj që ka shumë histori për t’u mbështetur në këtë që po them”, u përgjigj ai.

Mbrojtja tha se pyetja kishte të bënte më shumë se rezultatin e jo më efikasitetin, por Russel shtoi se e kuptonte këtë më shumë nga aspekti ushtarak për të zgjidhur një çështje.

Pasi e sfidoi me këto qëndrime kontraverse, mbrojtja i lëshoi dëshmitarit fjalimin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton kur kishin nisur bombardimet e NATO-s mbi Serbi dhe qëllimin e tyre paqësor dhe për të mbrojtur popullatën civile.

”A është kjo që tha presidenti Clinton në përputhje me njohuritë që kishit ju për arsyet që NATO ndërhyri?”, e pyeti avokatja, dëshmitarin.

Në këtë rast, ai sikur ndryshoi qëndrimet e tij të dikurshme, duke shtuar për fjalimin e Clinton:

”Besoj që kjo ka qenë ajo që e mendonim të gjithë ne”.

Të ngajshme

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj

Kevin tregon nëse ka humbur besimin tek Ana, pavarësisht se çka thuhet! (VIDEO)

Donat Hashani

Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Donat Hashani