Telenews

Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë flet për “rrëmbimin e familjarëve”

 

 

Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të dëshmojë në Gjykatën Speciale, për “rrëmbim të anëtarëve të familjes”, që sipas tij ka ndodhur në zonën e Rahovecit.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. (ZPS).

“ZPS-ja thirri dëshmitarin e 46-të në mëngjes në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari dëshmon me pseudonimin Ë00498, por pa ndryshim të fytyrës dhe zërit. Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit”.

Para dëshmisë së tij, trupi gjykues ka lëshuar një urdhër për avokatin Luka Mishetiq që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Thaçit deri më datën 11 mars.

“Trupi Gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të Trupit Gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 maj

Erzana Fazliu

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj