Telenews

Dëshmitari rrëfen “tmerrin” që ndodhi kur breshëri plumbash u shkrepën në Prishtinë

Mbrëmja e kaluar nuk ishte e qetë në Aktash të Prishtinës. Breshëri plumbash ishin dëgjuar tek një lokal në afërsi të kolegjit Pjetër Budi.

Një person vdiq në vendin e ngjarjes dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur. Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Ekipi i Klan Kosova ka qëndruar në hapësirën, ku është zhvilluar përleshja. Nga të shtënat me armë zjarri disa vetura janë dëmtuar dhe janë larguar para pak minutash nga policia e Kosovës.

Klan Kosova merr vesh se në lokalin ku ndodhi rasti ishin edhe katër persona të tjerë të cilët shpëtuan pa lëndime.

“Në lokal e di që kanë qenë edhe dy çifte të tjera kur ka ndodh rasti, këta djemtë kanë qëndruar në atë lokal që është hap të premten. Ka edhe disa vetura që janë dëmtu, t’u përfshi edhe garazhin aty afër edhe derën e një shtëpie që ka qenë afër lokali. Jemi tremb shumë se ka pas vazhdimisht të shtëna bile edhe me kallashnikov”, tha një qytetar në vendin e ngjarjes i cili pranoi të prononcohet në kushte anonimiteti.

Të ngajshme

Osmani pas çmimit “M100 Media Award”: Kosovarët përjetuan dhimbjen që sot e kanë ukrainasit

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Dyshohet për sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it, aktivizohet Policia e Prokuroria

KushtrimGuraj

Lajçak takohet me këshilltarin e Macronit, pritet diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

Erzana Fazliu