Telenews

Dështon takimi Osmani-Haradinaj, AAK ka këtë ankesë

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për t’u takuar rreth Asociacionit, por se Osmani është vonuar dhe se Haradinaj s’e ka pritur.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemaili.

Osmani ka ftuar tre liderët e partive opozitare parlamentare për të diskutuar rreth draftit të Asociacionit të propozuar nga ndërmjetësit.

Deri më tani ajo është takuar vetëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të ngajshme

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj

Barduani pret emisaren britanike, diskutojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj

Trump thotë se Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën

Donat Hashani