Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet dhe të lënduar është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Komoran, në rrugën Komoran Caralevë.
Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 19:30, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ajet Syla, ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.
Automjeti i parë, Audi A4 ngjyrë hiri, drejtohej nga një i mitur, i cili ka mbetur i lënduar. Në këtë veturë kanë pësuar lëndime edhe dy të mitur pasagjerë.
Automjeti i dytë, Citroen Nemo ngjyrë e bardhë, drejtohej nga Bastri Syla, i cili gjithashtu ka mbetur i lënduar, ndërsa pasagjeri Ajet Syla ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Komoran, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori për të mitur.
Shoferi i dyshuar, i mitur, është ndaluar dhe rasti po trajtohet nga njësia e hetimeve të trafikut.

