Telenews

Detaje nga aksidenti tragjik në Zabel të Ulët – humb jetën një 7-vjeçare, disa të tjerë të lënduar

vdes-personi-qe-ishte-aksidentuar-me-16-korrik-ne-peje,-po-trajtohej-jashte-shtetit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Komoran–Gllogoc, konkretisht në fshatin Zabel i Ulët, ku një automjet tip Audi me ngjyrë të zezë ka dalë nga rruga duke shkaktuar pasoja të rënda.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, automjetin e drejtonte 30-vjeçarja Marigona Limani nga fshati Cerovik i Klinës, e cila ka mbetur e lënduar. Fatkeqësisht, nga ky aksident ka ndërruar jetë një vajzë e mitur 7-vjeçare me inicialet T. L., ndërsa disa pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë identifikuar si Luljeta Maloku rreth 29-vjeçare, Valbona Maloku, si dhe dy fëmijë të mitur me inicialet K. M. rreth 6-vjeçar dhe K. M. rreth 2-vjeçar, të gjithë nga i njëjti fshat. Ata janë transportuar me urgjencë në QKUK, ku sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë po vazhdojnë trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe hetuesit e trafikut rrugor, të cilët kanë kryer ekzaminimet. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i vajzës së mitur është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është duke u hetuar dhe pritet të sqarohen shkaqet që çuan deri tek ky aksident me pasoja fatale.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj