Telenews

Detaje nga aksidentimi i vajzës që vdiq duke u skijuar në Brezovicë

Një vajzë rreth moshës 15 vjeçare ka vdekur në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar dhe nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizat, Kanun Veseli, tha për Gazetën Express se viktima fillimisht ishte dërguar për ndihmën e pare në Shtërpcë e më pasi u dërgua në spitalin e Mitrovicës, ku edhe ka vdekur.

“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.

Të ngajshme

A e voton PDK çdo emër të VV-së për president, që Projektligji për Specialen të kryhet?

Rrezarta Ramaj

Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Rrezarta Ramaj

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rrezarta Ramaj