Telenews

Detaje nga incidenti i djeshëm ku mbetën të plagosur babë e bir në Pejë

Kanë mbetur të plagosur babë e bir dje në një incident me armë zjarri në Pejë, shkruan Gazeta Express. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në 07:15 të mëngjesit.

Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telenews/

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani