Telenews

Detaje nga kërcënimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

Gazetarja Qëndresa Tërshani ka dhënë detajet më të reja rreth kërcënimit të sotëm drejtuar deputetëve të Kuvendi të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive.

“Ishte diçka komplet e papritur që ndodhi këtu në Kuvendin e Kosovës, disi ishim të përgatitur që edhe kjo seancë do të kryhet për pak minuta, por as nuk filloi për shkak të një kërcënimi ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata dolën jashtë me urdhër të zyrtarëve policorë,po ashtu u larguan edhe të gjitha ekipet mediale që ishin në sallë dhe në hyrjet e Kuvendit”, u shpreh Tërshan.

Gazetarja thotë se sipas policisë, në Kuvend ndodhet diçka e dyshimtë, pasi kështu kishte shkuar një kërcënim tek zyrtarët e Kuvendit.

Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë mbuluar territorin e Kuvendit të Kosovës si dhe të objektit të Qeverisë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj