Forcat serbe dyshohet se kanë kidnapuar tre zyrtarë patrullues të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.
Gazeta serbe, Novosti, ka publikuar fotografitë dhe emrat e pjësëtarëve të arrestuasr të Policisë së Kosovës. Sipas kësaj gazete të arrestuarit janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
“Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.
Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës“, thuhet në komunikatë.