Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Meqë të Gjakovës, ku një punëtor ka vdekur pasi është zënë nga një kamion.
Zjarrfikësit e Gjakovës për Klan Kosova kanë bërë të ditur se i vdekur ka mbetur S.L., 52-vjeçar.
“Sot, ekipi ynë është përballur me një intervenim të rëndë si pasojë e një vetëaksidenti të një kamioni me ngarkesë, i cili është përmbysur. Njësitë tona kanë reaguar menjëherë në terren, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me institucionet përkatëse”, thanë ata.
Ndërsa sipas informacioneve të gazetares së Klan Kosovës, Diellëza Berishës, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime, ndërsa punëtori që ka qenë duke udhëzuar drejtuesin, ka pësuar lëndime fatale nga përmbysja e kamionit.

