Të hënën ka vdekur Ilir Qallapeku, i cili ishte truproja i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka vdekur në një spital të Shkupit, pas një sulmi në zemër.
Për këtë rast janë deklaruar nga Policia e Kosovës, ku në raportinm 24 orësh, janë shprehur se kanë filluar hetimet për vdekjen e tij.
Policia ka deklaruar se tashmë trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.