Telenews

Detaje të reja rreth skandalit seksual të mjekut me tri gratë e tija dhe një 16 vjeçare

Skandali seksual i mjekut Dervish Hasi tronditi dje opinionin publik në Shqipëri. 42-vjeçari me profesion kardiokirurg, prej dy vitesh kryente marrëdhënie me një 16-vjeçare dhe tre gatë e tjera të tijat, me të cilat ishte i martuar.

Prindërit e vajzës kanë qenë në dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ja kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.

Mësohet se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të 4 personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit i poligamisë në Shqipëri.

“Ky nuk është rasti i parë, dhe kam frikë se nuk do të jetë rasti i fundit. Dëshiroj ti bëj një apel policisë së shtetit dhe sidomos shërbimeve, para disa muajve kemi bërë një thirrje për disa grupacione që po veprojnë së fundi në Shqipëri dhe në Kosovë që janë shumë të hapur në raportet e martesave poligame. Për fatin e keq janë derivat, janë pseudoislam, është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm. Kanë operuar edhe në Itali”, tregoi ish-myftiu.

Ai tregoi se ka hoxhallarë në Shqipëri që kurorëzojnë martesa poligame në xhami.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu