Telenews

DETAJET NGA POLICIA PËR PLAGOSJET NË BADOVC

Plagosja në fshatin Mramor të Prishtinës, te Liqeni i Badovcit, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Siç njofton ai, dy personat e plagosur janë dërguar në QKUK për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thotë Borovci.
Por, sipas burimeve të Telenews.al, një zyrtar policor ka shtënë mbi dy persona që ndodheshin në një motoçikletë.

Të ngajshme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit me këto pika të rendit të ditës

Rrezarta Ramaj

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Rrezarta Ramaj

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj