Telenews

Dhjetë klubet më të vlefshme në botë sipas Forbes – gjashtë anglezë në listë, por asnjëri i pari

Forbes ka publikuar renditjen e përvitshme të klubeve më të vlefshme të futbollit në botë për vitin 2025, dhe Real Madridi është sërish në krye. Gjigantët spanjollë kryesojnë këtë listë prestigjioze me një vlerësim rekord prej 6.21 miliardë eurosh dhe të ardhura vjetore që arrijnë në 1.04 miliardë euro.

Në vendin e dytë renditet Manchester United, me një vlerësim prej 6 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 770 milionë eurosh. Barcelona kompleton podiumin në vendin e tretë, me një vlerë tregu prej 5.19 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 753 milionë eurosh.

Në renditjen e plotë të 10 klubeve më të vlefshme në botë, dominimi është i dukshëm nga klubet angleze, me Liverpoolin, Manchester Cityn, Arsenalin, Tottenham Hotspur dhe Chelsea që përfaqësojnë fuqishëm Ligën Premier.

Liverpooli, i cili renditet në vendin e katërt, ka një vlerë prej 4.97 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 710 milionë eurosh, ndërsa Manchester City, vlerësohen me 4.88 miliardë euro dhe të ardhura prej 823 milionë eurosh.

Lista përfshin gjithashtu kampionët gjermanë të Bayern Munich, të renditur në vendin e gjashtë me 4.7 miliardë euro dhe të ardhura prej 760 milionë eurosh, si dhe Paris Saint-Germain në vendin e shtatë, me një vlerë prej 4.23 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 800 milionë eurosh.


Renditja e plotë e 10 klubeve më të vlefshme

1/ Real Madrid – 6.21 miliardë euro (të ardhura: 1.04 miliardë euro)


2/ Manchester United – 6 miliardë euro (të ardhura: 770 milionë euro)


3/ Barcelona – 5.19 miliardë euro (të ardhura: 753 milionë euro)


4/ Liverpool – 4.97 miliardë euro (të ardhura: 710 milionë euro)


5/ Manchester City – 4.88 miliardë euro (të ardhura: 823 milionë euro)


6/ Bayern Munich – 4.7 miliardë euro (të ardhura: 760 milionë euro)


7/ Paris Saint-Germain – 4.23 miliardë euro (të ardhura: 800 milionë euro)


8/ Arsenal – 3.13 miliardë euro (të ardhura: 710 milionë euro)


9/ Tottenham Hotspur – 3.04 miliardë euro (të ardhura: 610 milionë euro)


10/ Chelsea – 2.99 miliardë euro (të ardhura: 540 milionë euro)

Të ngajshme

Pa fitore në Riga: Kosova e përfundon me barazim ndaj Letonisë

KushtrimGuraj

Ballkani emëron drejtorin e ri sportiv

Donat Hashani

Trajneri i finalistit të Ligës së Kampionëve e lë Interin, befason me ekipin e ri

Donat Hashani