Telenews

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, flet edukatorja: Vajza u dëmtua vetë, nuk e kam prekur

 

 

Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët”, e arrestuar një ditë më parë me urdhër prokurorie për akuzën “keqtrajtim i të miturit” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç, i ka qëndruar të njëjtin deklarim në polici, të dhënë 2 ditë më parë.

Edhe një herë Majlinda Dehima është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë në hapësirat e krevatit këmbën dhe ajo nuk e ka prekur.

Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëj një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve. Mësohet se policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi./Telenews/

Të ngajshme

Statistika shqetësuese të incidenteve nëpër shkollat e Prishtinës, të përfshirë edhe arsimtarë

Donat Hashani

Reagon këshilltari i Osmanit, pas kërcënimit të së parës së shtetit kosovar

Donat Hashani

Kërcënohet me jetë presidentja Osmani, ky është mesazhi

Donat Hashani