Telenews

Dhuna ndaj dy kushërinjve Maja, prokuroria lehtëson akuzën për sulmuesit

Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopa bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Gazetarja Glidona Daci raporton se ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarve.

Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj