Telenews

Dhuna në familje, për dy ditë 21 raste

Dhuna në familje mbetet një nga problemet më shqetësuese në shoqërinë kosovare, me raste të shumta të raportuara çdo ditë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë datës 21 dhe 22 shkurt në tërë territorin e Kosovës janë raportuar 21 raste të dhunës në familje.

Një rast i rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij dhe e ka kërcënuar se do të publikojë fotografitë e saj nëse ajo e denoncon rastin në polici. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në një tjetër rast të regjistruar në Prishtinë, një burrë nën ndikimin e substancave narkotike ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një grua. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Dje gjatë orës 10:00 në Pejë është raportuar se një mashkull kosovar, ish bashkëshorti i viktimës femër kosovare, prind të katër fëmijëve, dyshohet se ka telefonuar vajzën e tyre dhe ka kanosur se nëse dikush i dërgon foto të viktimës me ndonjë djalë, do ta vras. Viktima pas intervistimit është kthyer në banesën e saj, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet lidhur me rastin, pasi të sigurohet prezenca e tij. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Pos ditës së djeshme, me datë 21 shkurt janë paraqitur 11 raste të dhunës në familje.

Të ngajshme

Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

Valjeta Turkaj

Aksident trafiku në Gllaviçic të Pejës, tre vetura të përfshira

Valjeta Turkaj

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Valjeta Turkaj