Telenews

Dhuna në Kuvend, Pacolli: Qeveria po i bën këto për t’i mbuluar dështimet

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se ndjen keqardhje për këtë rast duke shtuar se po përdoren metoda të turpshme e provokime nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre.

“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës. U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhën qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre. Dhuna e çfarë do forme është e papranueshme! Secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna. Jam i trishtuar nga pamjet!”, ka shkruar Pacolli.

 

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu