Telenews

Dhunë në një familje në Pejë: Arrestohet burri 35-vjeçar, gruaja shkon te familja e saj me fëmijët

dhune-ne-nje-familje-ne-peje:-arrestohet-burri-35-vjecar,-gruaja-shkon-te-familja-e-saj-me-femijet

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një 35-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe më pas ka shkuar te familja e saj bashkë me fëmijët.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në një familje në Pejë: Arrestohet burri 35-vjeçar, gruaja shkon te familja e saj me fëmijët appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

Blearta

Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

Blearta

Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

Blearta