Telenews

Dhunimi i 23 vjeçares në Pejë, Prokuroria konfirmon caktimin e paraburgimit

 

 

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë me probleme mendore dyshohet se u dhunua javën e kaluar në Pejë. Për këtë, ishin arrestuar dy persona ndaj të cilëve edhe është caktuar masa e paraburgimit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se pas kërkesës nga Prokuroria, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ne Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës së enjte. Ditën e premte të javës së kaluar kemi marrë konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe dy te pandehurit të dyshuarve për veprën penale “dhunimi” u është caktuar masa e paraburgimit”, tha Nikçi.

E për sa i përket 23 vjeçares, Nikçi tha se ka pasur mbështetje nga mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri.

“Prokurori i shtetit ka dhënë autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.  Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri”, pohoi ai.

Gazeta kishte raportuar se të arrestuarit janë Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj.

Insajderi po ashtu kishte mësuar se Shaban Berisha është babai ish-deputetit egjiptas Veton Berisha./Telenews/

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu