Telenews

Dhunohet një grua në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Prizren.

I dyshuari, shtetas i Shqipërisë pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 28.04.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në IML për ekzaminime gjinekologjike”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër të Gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë sekuestruar dëshmi që mund të kenë ndërlidhje me rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

Të ngajshme

Ndërpritet furnizimi me ujë edhe në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit

Rrezarta Ramaj

Krismat alarmojnë Policinë në Prishtinë | Në lokacion po mbahej aheng familjar – 23-vjeçari pranon se shtiu me armë –

KushtrimGuraj

Stuhia goditi Skifterajn e Vitisë, era rrëzon kulmin e një objekti –

KushtrimGuraj