Ish-sulmuesi i disa top klubeve italiane, Paolo Di Canio ka pasur shumë kritika për skuadrën e Juventusit për krizën e javëve të fundit, duke përmendur edhe reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrovën.
Sipas Di Canios, Zhegrova nuk e ka kualitetin e duhur për të qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.
“Futbolli është i thjeshtë. Thoni që Juventusi ka një sulm fenomenal? Openda dhe Zhegrova janë një sulm fenomenal? Si mund të thuhet sulm i madh me Opendan dhe Zhegrovën? Djema, e kuptoj që në Itali ka pak cilësi dhe kur vjen diçka e vogël duket sikur është gjigante, por… Openda nuk ka shënuar kurrë shumë gola. Dhe Zhegrova? Është i bukur për t’u parë, por duhet t’i kthejmë gjërat në përmasat ndërkombëtare”, deklaroi Di Canio që është opionionist në Sky Sport Italia.
Zhegrova që prej se u transferua te Juventusi në fund të gushtit, ka grumbulluar gjithsej 39 minuta në tre ndeshje të ndryshme. 26 vjeçari mungoi fundjavën e kaluar pas një lëndimi të lehtë, por u rikuperua për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, ku qëndroi në stol për gjithë takimin.

