Telenews

Diana i reagon Arionit, pasi ky i fundit dyshohet se e ofendoi me fjalë denigruese në rrjetet sociale

diana-i-reagon-arionit,-pasi-ky-i-fundit-dyshohet-se-e-ofendoi-me-fjale-denigruese-ne-rrjetet-sociale

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Diana Tahiri, ka qenë në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se është ndarë nga partneri i saj, këngëtari Arion Rexha, i cili gjithashtu ishte banor në BBVK3.

Diana reagoi disa ditë më parë përmes një videoje në TikTok, ku u shpreh se nuk kishte qenë vetvetja, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj nuk kishte qenë ideale. Pas këtij postimi, fansat aluduan se ajo po i referohej ndarjes nga Arioni.

Më pas, edhe Arioni publikoi një video në të njëjtën platformë, ku shihej duke u hedhur në ujë, ndërsa vëmendjen e mori mbishkrimi “Kapiteni shpëtoi një bushtër”. Edhe pse nuk është e qartë se kujt i drejtohej ky mesazh, fansat dyshuan se ishte një ‘diss’ ndaj Dianës.

Captain saveAhoe #drafts ♬ Superman – Hollywood Ringtones

 

Në anën tjetër, Diana reagoi sërish, kësaj here në Instagram, duke ndarë një video të reperit të njohur Drake, ku ai shfaqej duke qeshur. Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje ndaj videos së Arionit.

Foto: Diana Tahiri/InstaStory

Megjithatë, as Diana dhe as Arioni nuk e kanë konfirmuar nëse këto postime janë dedikime për njëri-tjetrin.

Deri më tani, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh dhe aludimesh nga fansat, të cilët po i ndjekin me vëmendje lëvizjet e tyre në rrjetet sociale.

Të ngajshme

Banorët sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta – Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

KushtrimGuraj

“Çfarë bëra tani o vëlla? Çfarë jam duke bërë këtu”, Gjesti reagon i nervozuar ndaj produksionit pasi regjia ia tërheqin vërejtjen

KushtrimGuraj

Bebe Rexha: Nuk po mund të jem femërore sepse meshkujt janë në periudhën e tyre të feminitetit – dikush duhet të jetë burri

KushtrimGuraj