Një moment emocionues dhe plot ndjenja është shënuar sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba është surprizuar në mënyrën më të bukur.
Gjatë ditës, mbi oborrin e shtëpisë ka fluturuar një dron me mesazhin “Diaspora është me ty”, dedikim që dukshëm e ka prekur dhe gëzuar Albën.
Ajo nuk e ka fshehur emocionin, duke e pritur këtë surprizë me buzëqeshje dhe mirënjohje.
E prekur nga mbështetja që po merr nga bashkatdhetarët jashtë vendit, Alba reagoi menjëherë, duke falënderuar publikisht: “Faleminderit shumë diaspora”, u shpreh ajo, mes emocionesh.
Ky moment u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e emisionit e cilësuan si një shtysë të fortë morale për banoren, në një fazë kur presioni i lojës është gjithnjë e më i madh dhe finalja po afrohet. /Telegrafi/

